Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gosë të Kavajës ku një çift është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tyre.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërsa mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit Sami dhe Nadire Disha.
Sakaq thuhet se të pagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Ndërsa Policia po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe vijon puna për arrestimin e autorit.


