Para pak çastesh është vetëdorëzuar në polici autori i cili plagosi burrë e grua në fshatin Gorsë të Kavajës.
Burimet bëjnë me dije se Shpëtim Osma është vetëdorëzuar në polici, pak minuta pas ngjarjes së rëndë pasi ai plagosi në gjymtyrë dhe bark fqinjët Sami dhe Nadire Disha.
Fatmirësisht këta të fundit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.


