Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hegseth: Ngushtica e Hormuzit është më shumë luftë e Evropës sesa e SHBA

    Aksident në Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin, plagoset drejtuesi

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës/ Euro prek minimum të ri historik

    May 6, 2025
    Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës/ Euro prek minimum të ri historik

    TIRANË- Euro ka rënë përsëri në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme, duke zbritur njëkohësisht në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, që kur doli si monedhë fizike në vitin 2022. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.99 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.21 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në harkun e 30 ditëve të fundit, Euro ka humbur afërsisht 1.3 lekë ose rreth 1.3% në kursin e këmbimit me Lekun.

    Nëse shohim të dhënat e katër viteve të fundit për të njëjtin horizont kohor, zhvlerësimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun duket në linjë me tendencat historike. Vitin e kaluar, në të njëjtin interval 30 ditor, Euro u zhvlerësua me afërsisht 1.9%, në 2023 me 1.7% dhe në 2022 me 0.9%.

    Afrimi i sezonit veror sjell një shtim të vizitave turistike në vend, me një përqendrim në rritje veçanërisht gjatë fundjavave, duke rritur rrjedhimisht edhe flukset valutore hyrëse. Megjithatë, agjentët nuk përjashtojnë që ditët e fundit të fushatës zgjedhore të kenë ndikuar edhe në një rritje të ofertës dhe këmbimeve valutore.

    Tregu valutor duket se edhe këtë vit po shfaq tendenca të mbiçmimit të monedhës vendase, që janë më të forta me afrimin e sezonit veror. Agjentët vënë në dukje se tashmë sezoni turistik është më i shtrirë në kohë dhe efektet e tij në kursin e këmbimit janë shumë më pak të përqendruara në periudhën korrik-gusht.

    Një tjetër burim i rëndësishëm i valutës në vitet e fundit janë bërë investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme. Këto investime kanë kryesuar strukturën e investimeve të huaja direkte në tre vitet e fundit.

    Të dhënat nga tregu dëshmojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë kërkesë të kënaqshme, ku blerësit jorezidentë luajnë një rol të rëndësishëm veçanërisht në zonat bregdetare. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e dytë të vitit 2024 çmimet e banesave u rritën me 44.5% me bazë vjetore.

    Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ecuria e javëve të fundit tregon se, me shumë të ngjarë, presionet rënëse mbi kursin e Euros do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Vitin e kaluar, këto presione u përthithën nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë.

    Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Me inflacionin që vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, është e arsyeshme të pritet që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë përsëri, në rast se rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek do të vazhdojë./Monitor

    Rama e quajti rrugaç/ Nallbati: I them Edit, që s’më tremb dot! Vëllai im është kapedan

    Problemet me votën e diasporës/ Celibashi : Pse 11 mijë zarfe nuk janë shpërndarë akoma

    Akuzoi socialistët për blerje votash/ Ata e denoncojnë! Procedohet për “shpifje” demokrat

    “Ka dalë njëri që do të na hajë të gjallë”/ Rama ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë këtu

    “Kë do largojë nga Shqipëria, Latifin?”/ Rama: Magjistari mori tërë ato para dhe…

    “Bota me sytë nga Shqipëria”/ Rama nga sheshi “Skënderbej”: Këtu do presim udhëheqësit e Evropës

    euro Leku Monedha europiane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hegseth: Ngushtica e Hormuzit është më shumë luftë e Evropës sesa e SHBA

    April 24, 2026

    Aksident në Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin, plagoset drejtuesi

    April 24, 2026

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    April 24, 2026

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.