Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E rëndë në Serbi/ Konkurenti i Reality Show-t në Serbi sulmon fizikisht partneren

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë/ Arrestohet në Laç 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Madridit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Akuzoi socialistët për blerje votash/ Ata e denoncojnë! Procedohet për “shpifje” demokrat

    May 6, 2025
    Akuzoi socialistët për blerje votash/ Ata e denoncojnë! Procedohet për “shpifje” demokrat
    Gjin Gjoni

    LEZHË– “Blutë” e Lezhës kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gjin Gjoni, 55 vjeç, banues në Lezhë dhe kandidat për deputet nga “Partia Demokratike”, i cili akuzohet për veprën penale të “Shpifjes”.

    Bazuar në deklaratën e Policisë, pesë qytetarë – D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. – të cilët janë përfaqësues dhe mbështetës të “Partisë Socialiste”, kanë paraqitur kallëzim ndaj Gjonit.

    Sipas tyre Gjoni ka shpifur publikisht përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku i ka akuzuar se janë të përfshirë në blerje votash dhe ushtrim presioni ndaj votuesve.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, njofton policia.

    ME EMRA/ Denoncimi i Gjin Gjonit: Zyrtarët që blejnë vota dhe intimidojnë qytetarët

    Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence!

    Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!

    Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:

    • Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh
    • Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen
    • Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre
    • Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë
    • Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati
    • Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen
    • Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç

    Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.#GG#./Radar.al 

    Aksidentoi 64-vjeçarin, arrestohet 27-vjeçari në Dibër

    Konflikti për pronat mes 2 familjeve në Has, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital

    Rama e quajti rrugaç/ Nallbati: I them Edit, që s’më tremb dot! Vëllai im është kapedan

    Gjin gjoni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E rëndë në Serbi/ Konkurenti i Reality Show-t në Serbi sulmon fizikisht partneren

    April 24, 2026

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    April 24, 2026

    Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë/ Arrestohet në Laç 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Madridit

    April 24, 2026

    Kuvendi i Kosovës seancë përkujtimore në nder Eliot Engel

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.