Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Turizmi/ Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët 

    E rëndë në Serbi/ Konkurenti i Reality Show-t në Serbi sulmon fizikisht partneren

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë/ Arrestohet në Laç 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Madridit

    April 24, 2026


    LAÇ- Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që krynin grabitje dhe jo vetëm, është lokalizuar dhe arrestuar sot (24 prill) nga Policia e Shtetit.

    Burime zyrtare thanë se i dyshuari M.S., fshihej në qytetin e Laçit dhe gjithashtu akuzohet për falsifikim dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

    “Gjatë kësaj faze u lokalizua dhe u kap në Laç, shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Grupi kriminal”. Shtetasi M. S. akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars, 2025, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti”, thanë burime zyrtare për detajet e çështjes dhe aksionit.

    Operacioni është koduar “Operacionalja 91” dhe Interpol Tirana ka njoftuar homologët e Madridit për procedurat e ekstradimit.

    Njoftimi i Policisë së Shtetit:

    “Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe për falsifikim të dokumenteve, lokalizohet dhe kapet në Laç, 26-vjeçari. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët spanjollë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit finalizuan fazën e 91-të të operacionit të koduar “Operacionalja”.

     Gjatë kësaj faze u lokalizua dhe u kap në Laç, shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Grupi kriminal”.

    Shtetasi M. S. akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars, 2025, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin, në Spanjë”./Radar.al

    Arrestohet 26-vjeçari Laç
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Turizmi/ Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët 

    April 24, 2026

    E rëndë në Serbi/ Konkurenti i Reality Show-t në Serbi sulmon fizikisht partneren

    April 24, 2026

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    April 24, 2026

    Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë/ Arrestohet në Laç 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Madridit

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.