TIRANË-Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të marte përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha dhe drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita.
Në postimin e tij shefi i qeverisë i është përgjigjur deklaratës që Berisha bëri një ditë më parë.
“Unë para Ismail Qemalit kam bërë betimin. Jam betuar para tij se këtë tradhtar do ta largoj nga Shqipëria.”-Berisha në videon që Rama ka publikuar në Facebook, teksa i ka mbivendosur pamje me një buf.
Pas kësaj deklarate Rama i është përgjigjur Berishës me këtë koment: Po ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë?Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin, meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?/Radar.al
“Ka dalë njëri që do të na hajë të gjallë”/ Rama ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë këtu
Konflikti për pronat mes 2 familjeve në Has, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital
Rama e quajti rrugaç/ Nallbati: I them Edit, që s’më tremb dot! Vëllai im është kapedan


