Një aksident rrugor është shënuar në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shëngjinit.
Sipas të dhënave paraprake, një kamionçinë është përplasur me një motorçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.
I lënduari është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


