Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026

    Rreth 200 pasagjerë që pritej të udhëtonin pasditen e sotme nga Treviso drejt Tiranës me kompaninë ajrore Ryanair, janë përballur me vonesa të gjata dhe mungesë informacioni, duke mbetur të bllokuar për orë të tëra në pritje të nisjes së fluturimit.

    Sipas dëshmive të udhëtarëve, fluturimi fillimisht ishte planifikuar të nisej në orën 17:40, por më pas pasagjerët janë lëvizur mes aeroporteve të Trevisos dhe Venecias pa marrë sqarime të qarta për shkaqet e vonesës.

    Një prej pasagjerëve, i cili udhëtonte me familjen drejt Shqipërisë, ka deklaruar se situata ka shkaktuar pasiguri dhe shqetësim, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe persona të moshuar.

    “Ishim mbi 200 pasagjerë dhe na kanë sorollatur nga Treviso në Venecia. Nuk kemi marrë informacion të qartë dhe ende nuk dimë orarin real të nisjes”, është shprehur ai.

    Sipas njoftimeve të kompanisë në aplikacion, fluturimi FR1134 nga Venecia (Treviso) drejt Tiranës është shtyrë fillimisht për shkak të devijimit të një fluturimi të mëparshëm, ndërsa ora e nisjes është ndryshuar disa herë, duke u zhvendosur fillimisht në 19:00 dhe më pas duke lënë të hapur mundësinë e nisjes rreth orës 01:00 të mëngjesit.

    Megjithatë, pasagjerët pretendojnë se komunikimi nga ana e stafit të kompanisë ka qenë i kufizuar, ndërsa mungesa e informacionit të drejtpërdrejtë ka shtuar konfuzionin dhe pakënaqësinë mes udhëtarëve.

    Udhëtarët kërkojnë më shumë transparencë dhe koordinim nga kompania ajrore, ndërsa presin që fluturimi të realizohet pas orëve të gjata pritjeje dhe pasigurie.

    aeroport Treviso-Venecia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.