TIRANË– Kryeministri Edi Rama menjëherë pas përfundimit të komunikimit në rubrikën “SY m’SY” ka mbërritur në Sheshin Skëndërbej nga ku ndërsa dëgjohet të thotë: Nën hijen e Gjergj Kastriotit do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Evropën.
Shefi i qeverisë deklaron se ajo ditë do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe se e gjithë bota do të jetë me sytë nga vendi ynë.
“Mirëmëngjesi edhe njëherë nga këtu, nga sheshi Skënderbej, nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë, Gjergj Kastriotit, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Evropën. Këtu do ti mikëpresim ata që do të vijnë në kryeqytetin e Evropës së Ballkanit. Ky do të jetë spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do ti ketë sytë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit kombëtar.”- tha Rama.
/Radar.alhttps://radar.al/ka-dale-njeri-qe-do-te-na-haje-te-gjalle-rama-ironizon-alizotin-erdha-me-shume-frike-ketu/
Konflikti për pronat mes 2 familjeve në Has, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital
Rama e quajti rrugaç/ Nallbati: I them Edit, që s’më tremb dot! Vëllai im është kapedan


