Burimet bëjnë me dije se Gjykata ka shtyrë për më 1 prill vendimin në lidhje me rekursin e ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla mbi masën e sigurisë të dhënë ndaj tij me 2 vite burg.
Kujtojmë se Llalla akuzohet për mosdeklarim e fshehje pasurie.
Më parë Gjykata e Lartë i ka refuzuar Llallës kërkesën për pezullimin e dënimit për arsye shëndetësore. Llalla për një periudhë kohore është strehuar në Itali ku i është bllokuar pasaporta ndërsa me vendim te formës se prerë i janë sekuestruar disa pasuri. Ndër to një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke në periferi të Tiranës.
Gjithashtu na bazë të dënimit plotësues ish-kryeprokurori për 5 vite nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik.


