Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve me 2.7%, një rritje që do të hyjë në fuqi duke nisur nga 1 korriku dhe do të përfshijë rreth 900 mijë pensionistë në të gjithë vendin.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku u miratuan disa vendime me ndikim në fushën ekonomike dhe sociale.
Sipas ministres, nga kjo masë do të përfitojnë si pensionistët e pleqërisë, ashtu edhe përfituesit e pensioneve të veçanta.
“Do të indeksojmë pensionet me 2.7 për qind, të veçantët dhe të pleqërisë. Janë 900 mijë përfitues gjithsej që nga data 1 korrik do të kenë mundësi të marrin këtë rritje”, deklaroi Ibrahimaj.
Indeksimi i pensioneve synon të kompensojë pjesërisht efektet e rritjes së kostos së jetesës dhe të ruajë fuqinë blerëse të pensionistëve.


