Sali Berisha, pati një takim me Diasporën shqiptare në Romë, më 9 shkurt lidhur me turin e takimeve për zgjedhjet e 11 majit dhe përfshirjen e emigrantëve në procesin e votimit.
Por në këtë takim është shfaqur ish-Kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla. Ndonëse SPAK dhe policia e kërkojnë pasi është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ai ka marrë pjesë sot në tubimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Itali.
Llalla është shfaqur mes militantëve të PD-së duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Berishës.
Llalla u akuzua për abuzime ligjore, fshehje dhe mosdeklarim pasurie për disa prona pas lënies së detyrës si Prokuror i Përgjithshëm. Ai u dënua me dy vite burgim për këto akuza. Interpol Tirana ka kërkuar ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin, ndërkohë që Llalla ka pretenduar se ka aplikuar për azil në Itali.


