Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I dënuar me dy vite burg, por jeton në Itali me… Rishfaqet Adriatik Llalla, ja ‘mesazhi’ i tij (fotot)

    September 29, 2024

    Me shumë gjasa emrin e tij e mbani mend. Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, i cili disa vite më parë mbante postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

    Ai është shfaqur sëfundmi në rrjetet sociale, pasi duket se ka zhvilluar një takim me Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar.

    Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Facebook foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar.

    “Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.

    Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023.

    Por, mbi këtë çështje SPAK ka deklaruar në mars 2023 se procesi i ekstradimit është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

    Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

    Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani. Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

    Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.

    adriatik llalla shqiponjen me duar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    June 26, 2026

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    June 26, 2026

    Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.