Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e së premtes në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz, i drejtuar nga një francez, Yacine Mechmache, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga karrexhata dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Pamjet tregojnë sesi makina është përshkuar mes përmes nga barrierat, ndërsa njëra nga rrotat e përparme është plotësisht jashtë rrugës.


