Zbulohen pamjet e para nga vendi i ngjarjes dhe foto e çiftit, Bledar dhe Melisa Trëndafili.
Burri i vuri flakën gruas me benzinë pasditen e të shtunës në Korçë, e më pas është arratisur.
Burimet thanë se Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa, me të cilën ishte në proces divorci dhe ka kryer aktin e rëndë.
Mësohet se ata nuk jetonin bashkë për shkak se kishin vendosur të ndaheshin.
Si pasojë e reja ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.
Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.
Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

