Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Ka folur për herë të parë nëna e Violand Braçellarit, i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij Edison Adri, duke dhënë versionin e saj për ngjarjen e ndodhur më 4 qershor.

    Në një intervistë për mediat, ajo ka pretenduar se ngjarja ka nisur pas ndërhyrjes së policisë dhe se, sipas saj, efektivi ka qëlluar i pari.

    “Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic,” u shpreh ajo, duke shtuar se gjithçka ka ndodhur në ambientet e një stalle ku ndodhej edhe vetë.

    Ajo ka deklaruar se i biri nuk jetonte rregullisht në banesë dhe se kishte kontakte të kufizuara me familjen, duke qëndruar kryesisht i izoluar në zona malore. Sipas saj, ai kishte pasur më parë probleme me drejtësinë dhe ishte dënuar, çka e kishte larguar nga jeta normale në fshat.

    Nëna e të dyshuarit mohoi që djali i saj të kishte armë apo të ishte i përfshirë në veprimtari kriminale të organizuar, duke thënë se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Ajo shtoi se është përpjekur disa herë ta bindë të dorëzohej, por pa sukses.

    Duke shprehur dhimbje për ngjarjen, ajo tha se ndihet e tronditur nga humbja e jetës së efektivit të policisë, duke theksuar se “më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici”.

    Në deklarimet e saj, ajo ka pretenduar gjithashtu se ndërhyrjet e mëparshme të policisë ndaj të birit kanë ndikuar në përplasjen e fundit, ndërsa ka hedhur poshtë çdo lidhje të tij me trafikun e lëndëve narkotike.


    Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?

    Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”

    Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?

    Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë.

    A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?
    Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndertim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan.

    A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?
    Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar.

    Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë
    Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë.

    A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?
    Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata.

    Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?
    Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.

    Do e takosh Violandin?
    Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të.

    Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?
    Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë.

    A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?
    Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.

    Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.
    Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete.

    Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?
    Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit. Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.

    Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim?
    Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë?

    Maliq polici
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.