Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026

    Humbja tragjike e futbollistit Fatjon Bunjaku ka tronditur komunitetin sportiv dhe ka sjellë reagime të shumta nga klubet ku ai ka luajtur.

    Pas lajmit të rëndë, AF Elbasani ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të sulmuesit 22-vjeçar, duke e cilësuar atë si një lojtar me kontribut dhe përkushtim ndaj skuadrës.

    Në një reagim zyrtar në rrjetet sociale, klubi thekson se Bunjaku nuk ishte vetëm një futbollist, por edhe një pjesëtar i rëndësishëm i familjes së ekipit, i cili la gjurmë me paraqitjet dhe angazhimin e tij në fushë.

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku. Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe kontribuoi në historinë tonë”, thuhet në reagimin e AF Elbasanit.

    Klubi verdheblu ka shprehur gjithashtu ngushëllime për familjen dhe të afërmit e tij, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet pjesë e historisë së skuadrës.

    “Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Fatjonin. Ai nuk do të harrohet”, mbyllet deklarata e klubit.

    Elbasani Fatjon Bunjaku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026

    Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit, por zgjidhje për çështjet e pronësisë

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.