Teksa zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit dha dëshmitë e tyre, SPAK nisi një kërkesë të dytë prokurorisë së Tiranës për 21 Janarin.
Burimet e sigurta bëjnë me dije se grupi i hetimit të posaçëm drejtuar nga Alfred Shehu kërkoi çdo material që disponon organi i akuzës të kryeqytetit përfshi nëse ka pasur apo jo urdhër ndalime të tjera për katër vrasjet në bulevard që publikisht njihen si kërkesat ndaj grupit të zjarrit, vendimet e shpallura nga drejtuesja dhe dokumentet që lidhen me planin e masave, shoqërimet e protestuesve.
Dosja në themel e dërguar SPAK është ajo e hetimit të hapur prej vitesh ku u tentua të zbardhjes vrasja e Aleks Nikës, ndërsa vazhdon e pazbardhur edhe vrasja e protestuesit tjetër Hekuran Deda.
Këtë javë SPAK ka pyetur Hysni Burgajn, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agron Kulicajn ish zv.drejtor i Përgjithshëm.
21 janari përfundoi në SPAK me urdhër të Gjykatës së Lartë mbas denoncimit të Rajmonda Nikës që kërkon të hetohet ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi ish komandant i gardës së republikës.
Këta të tre pritet të pyeten mbasi të shterohet çdo veprim tjetër hetimore./ Top Channel
LEXO EDHE:
“21 Janari”/ Ish-drejtori i Policisë Hysni Burgaj në SPAK, zbulon për çfarë dha sqarime
Avokati habit për çështjen e “21 Janarit”: Kam prova, atë ditë do ekezekutoheshin dhe të tjerë


