TIRANË– Sot, Agron Kuliçaj, ish-zv Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është paraqitur në SPAK.
Bëhet me dije se Agron Kuliçaj do të pyetet për ngjarjen e 21 Janarit.
Kuloiçaj ishte numri 2 i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha, ndërsa kujtojmë se paraqitja e tij sot në SPAK vjen një dië pasi u thirr ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë në atë kohë, Hysni Burgaj.
Burgaj, aso kohe u akuzua nga opozita se nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria. Lidhur me këtë pretendim, ai tha se është vepruar konform ligjeve dhe se policia në atë kohë nuk kishte marrë asnjë urdhër për të reaguar.
Dosja e “21 janarit” po hetohet nga SPAK, pas vendimit të gjykatës së Strasburgut e cila cilësoi se vrasja e 4 protestuesve ishte krim shtetëror.
Ndërsa familjarët Aleks Nikës, një prej katër viktimave të 21 Janarit, vrasje e të cilit ka mbetur ende pa autor, kanë dorëzuar dhe një audiopërgjim përpara pak ditësh ku pretendojnë se urdhri për të qëlluar me armë zjarri ndaj qytetarëve është dhënë nga Garda e Republikës. Në dëshminë e tyre ata kanë bërë fajtor të drejtpërdrejtë jo vetëm krerët e gardës, por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Lulzim Bashën, i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Brendshme./Radar.al


