MAQELLARË– Një aksident i trefishtë është shënuar mesditën e kësaj të hëne të 20 Prillit në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi.
Të paktën 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.
Dy automjete kanë qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe njëri dyshohet se ka qenë duke hyrë në rrugën nacionale teksa është përplasur me to./Radar.al




