Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    April 20, 2026

    Kërkesa e individëve për kredi u raportua në rënie në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues me bankat, të kryer nga Banka e Shqipërisë, rënia erdhi kryesisht për shkak të kërkesës më të ulët në blerjen e banesave. Kredia për blerje banesash arriti nivele rekord gjatë vitit 2025, pavarësisht masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, tregu i këtij produkti duket të ketë shfaqur sinjale ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti.

    Bankat raportuan se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat e krijuara në miratimin e udhëzimeve që duhet të shoqëronin Ligjin për Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme, por edhe nga kufizimet rregullatore në fuqi prej korrikut 2025.

    Sipas vrojtimit, standardet e kreditimit për kreditë për shtëpi kanë ngelur të pandryshuara edhe këtë tremujor. Megjithatë, burime nga tregu bëjnë të ditur se disa banka kanë vendosur të jenë më të kujdesshme në këtë segment, edhe për shkak të shqetësimeve të lidhura me ciklin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet. Nga ana tjetër, edhe kërkesa e individëve për kredi për blerje pronash duket të jetë në rënie.

    Ndërkohë, duket se bankat po e kompensojnë shtrëngimin në segmentin e kredive hipotekare me një qasje më agresive në atë të kredisë konsumatori. Vrojtimi i aktiviteti kreditues tregon se kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u lehtësuan në tremujorin e parë të vitit, vetëm në segmentin e kredive konsumatorë.

    Lehtësimi i kushteve të kreditimit erdhi nga aplikimi i marzheve më të ulëta mbi kreditë normale, nga shtimi i madhësisë së kredisë dhe nga zgjatja e maturitetit në kreditë konsumatore.

    Lehtësimi i standardeve të kredive konsumatorë është nxitur nga konkurrenca në sistem bankar dhe toleranca më e lartë e bankave kundrejt marrjes përsipër të rrezikut.

    Në tërësi, megjithatë, bankat raportojnë se shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rënie në tremujorin e parë të vitit 2026. Rënia e saj u shkaktua nga treguesit e historikut të kreditit të lidhur me të dhënat nga regjistri i kredive dhe nga statusi i kredive aktuale.

    Në tremujorin e dytë të vitit 2026, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave, çka mund të lidhet pjesërisht edhe me nisjen e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme./Monitor

    Banka e Shqipërisë bankat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    April 20, 2026

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    April 20, 2026

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    April 20, 2026

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.