Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026
    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Liqeni i Fierzës është ndër atraksionet ende të pashfrytëzuara të turizmit malor në shqipëri.

    Lundrimi mes malesh nga Kukesi ne drejtim të hidrocentralit më të madhe shoqërohet me pamje unike që veç bukurive natyrore të dhurojnë qetësinë dhe çlirimin pas ditëve intensive të punës.

    Brigjet rreth liqenit në të dy anët e tij ofrojnë atë Shqipërin autentike larg ndërtimeve të stilit modern që prishin imazhet natyrore të zonave të tilla.

    Ndër veçoritë që ofron liqeni i Fierzës është dhe Ishulli i Lejlekëve, një ndër ishujt dhe gadishujt që përshkojnë hapësiren ujore mes malesh.

    “Shtëpia” e qindra lejlekëve ofron pamjet magjepsësee që jo shpesh syri i njeriut mund t’i shikojë nga afër.

    “Lejlekët kanë ardhur nga qetësia që ka ky vend këtu, nuk i trazon kush. Vijnë njerëzit për të gjuajtur këtu, nuk i lejojmë“, thotë Nuredin Kataroshi.

    Bujaria e banorëve në të dy anët e liqenit është mbresëlënëse. Nuredin Kataroshi është ndër banorët që ka zgjedhur të jetojë në vendlindje përkundër vështirësive. Dëshiron të zhvillojë turizmin, por thotë se duhet që infrastruktura të jetë më e përmirësuar dhe shteti t‘i japë një dorë edhe banorëve që ende jetojnë përreth liqenit të Fierzës atje në thellësitë e veriut shqiptar.

    “Ka pamje të bukura, gryka, ishuj, kodrat afër bregut. Vijnë flenë me çadra ikin, vijnë me varka të vogla. Ata vetë shërbejnë. Mua më njihet vetëm 300 metra tokë, asnjë pjesë toke tjetër. Është shfrytëzuar vetëm për shtetin. Qeveria e quan fshat turistik. Çdo gjë këtu e kam bërë me shpenzimet e mia. Nuk jam dorëzuar dhe vazhdoj të qëndroj“, thotë Kataroshi.

    Mehmet Dervishi nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit është ndër të rinjtë që ka zgjedhur të jetojë në vendlindje. Ushtron profesionin e varkëtarit. Thotë se edhe në liqenin e Fierzës i cili deri tani nuk është shfrytëzuar, kanë filluar të frekuentojnë turistë, kryesisht ata të huaj.

    “Vijnë turistë, sidomos verës. Është mrekulli. Edhe për ne që i shohim çdo ditë në qarkullim, ndezin zjarre“, thotë ai.

    Liqeni i Fierzes, fatkeqësisht ende i pashfrytëzuar për turizëm, ka çfarë ofron për vizitorët në një lundrim mahnitës që zgjat në të gjithë gjatësinë e tij për afro 4 orë mes emocionesh që dhuron  kjo hapësirë deri tani e shfrytëzua për energji dhe peshkim.

    atraksioni ende i pashfrytëzuar liqeni i Fierzës turizmi malor në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.