Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt ishte një dasmë shumë private nga ku nuk doli asnjë foto jo vetëm nga çifti por as nga të ftuarit të cilit kishin pranuar kushtin për të mos publikuar asgjë në rrjetet sociale.
Arbana dhe Eduarti e kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë përrallore, në Toskana të Italisë.
Vetë moderatorja, disa javë pas dasmës, postoi disa foto për së largu ku shihej në altar me Eduartin.
View this post on Instagram
Por, mbrëmjen e së enjtes moderatorja ka vendosur që të tregohet “dorë lëshuar” duke na servirur një video të një prej ditët më të lumtura të saj, sigurisht pas ditëve të lindjes së tre vogëlushëve të saj.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Arbana ka postuar pamje të shkëputura nga dasma ku ajo shihet teksa shkëlqen me fustanin e nusërisë./Radar.al


