Nje video shqetësuese që ka ngjallur reagime të shumta dhe kuriozitet tek qytetarët që e kanë parë në rrjetet sociale dhe online, është shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një zonjë, me kapele, që flet anglisht, por pamja dhe zëri i saj ngjajnë tej mase me këngëtaren e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.
View this post on Instagram
Simaku u zhvendos për të vijuar jetën në emigrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për vite me radhë nuk pati lajme për të.
Por një video e shpërndarë së fundmi nga gazetari Blendi Fevziu në Instagram ngriti kuriozitetin në rrjet.
Në video duket grua me zë dhe portret që ngjajnë shumë me Parashqevi Simakun. Video është transmetuar në kanalin e njohur të New York-ut, “ABC7”.
Në video, gruaja identifikohet si “Simaku Nolfe”, dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë. Ky detaj ka bindur shumë prej ndjekësve që gruaja në fjalë është vetë këngëtarja legjendare, edhe pse ajo ka qëndruar larg syrit të publikut prej dekadash.
Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë të habitur teksa duket se e kanë identifikuar atë grua si Parashqevi Simaku.




