Detaje të reja kanë dalë në pah ditën e sotme në lidhje me dy të rinjtë që dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkimi.
Pas vetëdorëzimit të tyre ditën e djeshme, Policia vendosi që të ndalojë shtetasit Sakica dhe Troshani.
Për rrjehdojë mësohet se ataq ndodhen në paraburgim dhe do të dalin në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë në vijim.
Sakica dhe Troshani kanë deklaruar se janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës lidhur me këtë ngjarje për të dhënë sqarimet dhe pretendimet e tyre. Ata kanë deklaruar se janë pajtuar me Vladimir Bruçin për konfliktin dhe për këtë arsye janë paraqitur edhe në polici.
Sakica dhe Troshani ishin në masën e arrest me burg për ngjarjen e 3 qershorit 2024 ku 5 persona me sende të forta dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim.
Dy të rinjtë janë me masë sigurie nga gjykata vetëm për këtë ngjarje.
Kujtojmë se Izmir Sakica është një nga të dyshuarit kryesorë për atentatin e rëndë të ndodhur nga fundi I tetorit në Dobraç të Shkodrës ku humbën jetën 4 persona, mes tyre një çift i pafajshëm.


