Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘E hoqa hard diskun’/Zbardhet telefonata me personin misterioz që ‘tradhtoi’ Izmir Sakicajn pas atentatit

    January 22, 2025

    Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e tre muajve më parë në Dobraç të Shkodrës, ku u vranë 4 persona, dy prej tyre të pafajshëm.

    Emisioni “Në Shënjestër” ka siguruar dosjen hetimore, ku jepen informacione në lidhje me masakrën.

    Nëse gjithmonë do i besojmë faktit që Arlind Bushati dhe Hamza Lici u qëlluan nga makina ‘Land Rover’ e njëjta me të cilin vetë njëri prej tyre kishte përdorur apo udhëtuar disa muaj para se të ekzekutohej, dhe nëse po, si përfundoi kjo makinë në duart e rivalëve të Licëve dhe Bushatëve?

    A e përdorën ata këtë makinë me qëllim që të mos identifikoheshin si të tillë nga shënjestrat e tyre dhe këta të fundit të besonin se në këtë makinë ishin njerëzit e tyre? Një plan i mirëmenduar nga autorët nëse do të ishte i tillë dhe fatal për viktimat që deri në momentin e fundit duhet të kenë besuar të kundërtën derisa tytat e armëve kanë dalë nga xhamat e makinës ‘Land Rover’ dhe kanë qëlluar pa pushim mbi ta, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

    Dosja Hetimore

    Nga këqyrja e sistemit TIMS Portal e-gjoba mjeti me targa AB 666 KP me të cilin viktimat po udhëtonin në momentin kur ranë në pritë, rezulton të jetë në pronësi të Arlind Bushatit.

    Por kush ishin të interesuar të qëllonin mbi Arlind Bushatin dhe Hamza Licin? A ishte kjo një mundësi e artë për t’i eleminuar ata të dy së bashku, gjë që u arrit, apo objektivi fillimisht ishte vetëm njëri prej tyre? Pse grupi hetues beson sot se pas këtij eleminimi të dyfishtë, por që mori edhe dy jetë të tjera të pafajshme, fshihet Izmir Sakica dhe grupi i tij.

    Kush është Izmir Sakica dhe çfarë përfaqëson ai për krimin në qytetin e Shkodrës? Dhe cilat janë lidhjet e tij, apo aleancat me grupet e tjera kriminale në Shkodër?

    Zbulimet e Hetimeve

    Bazuar në të dhënat e marra në rrugë operative, dyshohet se vepra penale mund të jetë kryer nga Izmir Sakica dhe grupi i tij.

    Për këtë shkak policia kontrolloi jo vetëm shtëpinë e Sakicajt, por edhe të miqve të tij, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, Franko Leka dhe Samet Halluni, por asnjë prej të dyshuarve nuk u gjet në shtëpi.

    Por nëse Izmir Sakicaj është kreu i togës së pushkatimit në Masakrën e fshatit Dobraç, cila është ajo e dhënë që e ka bërë grupin hetues të ngrejë dyshimin e arsyeshëm se është ai gishti që shkrepi armët në eleminimin e Bushatit dhe Licit.

    Cila është ajo telefonatë që tradhtoi nëse mund të thuhet kështu Izmir Sakicajn, vetëm pak momente pasi në Dobraç ishte konsumuar krimi i përbindshëm? Dyshime që hetuesit i bazojnë mbi një telefonatë që Izmir Sakicaj ka kryer në adresë të një personi të paidentifikuar, ku ai dëgjohet të thotë ‘e hoqa Hard Diskun’.

    Izmir Sakicaj, ka marrë në telefon një person të paidentifikuar, i cili nuk e ka hapur telefonin. Por nga përgjimet ambientale është dëgjuar të thotë se ‘e hoqa hard diskun’. Përgjime të cilat kanë ngritur dyshime të forta se Izmir Sakicaj është një ndër ekzekutorët e ngjarjes në fjalë.

    Izmir Sakicaj dhe anëtarët e grupit të tij kriminal, nuk kanë qenë të vetmit të dyshuar ndaj të cilëve policia ushtroi kontroll pas atentatit me katër humbje jete në fshatin Dobraç.

    Një nga familjet, banesat e të cilave u kontrolluan ishte edhe ajo e Bajrave në Dobraç, një zonë e kontrolluar prej tyre.

    Bajrat që siç dihet janë një fis i njohur në Shkodër për lidhjet kriminale, pushtetin dhe aleancat shpesh fluide. Që prej kohësh janë në një konflikt të hapur me Licët, me të cilët dikur ishin miq për kokë, por që një vrasje e ndodhur vite më parë në familje ndryshoi njëherë e mirë kursin e miqësisë midis tyre, duke i kthyer sot në armiq të përbetuar.

    Dosja Hetimore

    Gjatë hetimeve, njëkohësisht është ushtruar kontroll edhe në banesat e shtetasve Edmond Sakicaj, N.Troshani, Sokol Kajoshi, Gjergj Leka, Ilir dhe Enver Bajri, Enis Bushati, si edhe në atë të Mustafa Lika (Sanxhak Laç), ddërsa u janë marrë faktorët plotësues të qitjes shtetasve Enver, Safet dhe Sead Bajri, Arjet Rustemi, Zamir Cacani dhe Elton Gogaj.

    ARLIND BUSHATI Atentati në Dobraç izmir sakicaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.