Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Alo, një aksident me humbje jete të shumta’/ Si u sinjalizua policia për ngjarjen e rëndë në Dobraç

    January 22, 2025

    Atentati me 4 viktima që tronditi Shkodrën ndodhi një pasdite të datës 30 Tetor 2024.

    Duke u ndalur te dinamika e krimit të shumëfishtë në fshatin Dobraç, grupi hetues ka shkruar në dokumente se informacioni i parë shkoi në sallën operative se në rrugën që lidh Koplikun me Shkodrën, në vendin e quajtur Rruga e Tuzit në fshatin Dobraç, u raportua një aksident rrugor me humbje të shumta jete.

    Por thirrja e dytë që nuk do të vononte në sallën operative të policisë, nuk bënte më fjalë për një aksident me përmasa tragjike, po për një atentat të shumëfishtë, të frikshëm në jetë njerëzore.

    Informacioni Paraprak

    Më datë 30 tetor 2024 rreth orës 15.45 është marrë njoftim në sallën operative të DVP Shkodër se në vendin e quajtur Rruga e Tuzit, fshati Dobraç, ka ndodhur përplasje me armë zjarri dhe për pasojë dyshohej se ishin plagosur dy persona. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe është njoftuar Qendra Kombëtare e Urgjencës.

    Dy shtetasit e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal Shkodër ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është trasportuar në gjendje të rëndë.

    Dy personat e plagosur ishin; Arlind Bushati, i qëlluar me armë zjarri ndërsa udhëtonte në makinën e drejtuar nga miku i tij Hamza Lici, që ndërkohë kishte humbur jetën në sediljen e shoferit, si pasojë e plumbave të shumtë që kishte marrë në trup.

    Personi tjetër ishte Bashkim Basha, që nuk kishte lidhje me shënjestrat e atentatit, i cili në këtë moment po udhëtonte me motor në rrugën ku ndodhi prita, me bashkëshorten e tij Flutura, e cila humbi jetën tragjikisht në vendngjarje.

    Lajm i fundit/ Zbardhet atentati me 4 viktima në Dobraç, ministri paralajmëron emrat e përfshirë

    Sipas skenës së ngjarjes së ndërtuar nga grupi hetues, dy shënjestrat e këtij atentati, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në momentin kur u qëlluan po udhëtonin bashkërisht me një automjet tip Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë me targa kroate ST 3510 AL.

    Pikërisht ky ‘Benz’ që shikoni edhe në pamjet filmike, i mbetur i batuar në anë të rrugës teksa është bërë shosh nga plumbat e shumtë të derdhur mbi të.

    Automjet, që pasi humbi kontrollin si pasojë e bataresë së lëshuar ndaj tij, u përplas me motorin ku udhëtonin çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

    Dinamika e Krimit

    Atentati në Dobraç/ Prençi bën deklaratën bombë: Flutura Bashën e kapi pl*mbi. Bëni autopsinë e shikojeni

    Si pasojë e të shtënave të shumta me armë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një motor me targa EDN 436, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit shtetasi Bashkim Basha i datëlindjes 1957, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më pas në spital, si dhe ka mbetur e vdekur në vendngjarje bashkëshortja e tij Flutura Basha, e vitit të lindjes 1968.

    Po kështu në vendngjarje u konstatua se personi i parë që ka ndërruar jetë në makinë është drejtuesi i mjetit Hamza Lici, i datëlindjes 2001, ndërsa personi i dytë në makinë, i cili ka ndërruar jetë disa orë më pas në spital, si pasojë e plagosjes me armë zjarri, është Arlind Bushati, i datëlindjes 1992.

     

    dinamika Flutura dhe Bashkim Basha masakra ne dobrac
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.