Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Një thirrje e bërë nga Ambasada e Iranit në Londër ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësime për sigurinë në Mbretëria e Bashkuar.

    Sipas raportimit të Daily Mail, ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve iranianë që jetojnë në Britani të regjistrohen në një program të quajtur “Jan Fada” (“sakrificë e jetës”), përmes një mesazhi të publikuar në gjuhën perse në Telegram.

    Mesazhi u drejtohej “bashkatdhetarëve krenarë” dhe i ftonte ata të shprehnin besnikëri dhe solidaritet, duke përfshirë edhe thirrje për sakrificë, çka ka ngritur shqetësime për përmbajtjen dhe ndikimin e mundshëm.

    Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se iniciativa mund të përdoret për të nxitur radikalizim. Roger McMillan e cilësoi situatën si alarmante, duke sugjeruar se mund të synojë mobilizimin e individëve në mbështetje të regjimit iranian edhe jashtë vendit.

    Nga ana tjetër, aktivisti për të drejtat e njeriut Nadeh Fala kërkoi që Garda Revolucionare e Iranit të shpallet organizatë terroriste, duke theksuar rrezikun e ndikimit të saj në diasporë.

    Programi i referon të interesuarit drejt platformës konsullore “Mikhak”, e përdorur zakonisht për shërbime administrative, si aplikimet për dokumente.

    Zhvillimi vjen në një klimë të tensionuar në Londër, ku autoritetet po hetojnë edhe incidente të tjera të lidhura me grupe të dyshuara pro-iraniane. Kryeministri Keir Starmer ka paralajmëruar më herët mundësinë e shpalljes së Gardës Revolucionare si organizatë terroriste, ndonëse ende nuk ka një vendim përfundimtar.

    Ndërkohë, ambasada iraniane ka mohuar çdo lidhje me nxitjen e dhunës, duke theksuar se iniciativa synon vetëm forcimin e ndjenjës së përgjegjësisë kombëtare dhe duke i cilësuar kritikat si të pabazuara.

    alarm Irani Londër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.