Kuvendi i Kosovë ka nisur procesin e votimit për zgjedhjen e presidentes së re, ndërsa opozita ka vendosur të bojkotojë seancën.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit nga Komisioni për Legjislacion, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se dy kandidaturat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, i plotësojnë kushtet për t’u hedhur në votim.
Sipas procedurave, votimi zhvillohet në mënyrë të fshehtë. Në dy raundet e para kërkohet shumicë prej dy të tretash të votave, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota për zgjedhjen e presidentit.
Megjithatë, seanca po zhvillohet vetëm me praninë e deputetëve të shumicës parlamentare, pasi opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në proces.
Në rast se asnjë nga kandidatët nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, duke thelluar më tej situatën politike në vend.


