Dy persona të dyshuar si autorë të atentatit mafioz më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, janë shpallur në kërkim. Zyrtarisht mësohet se ata janë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Radar.al sjell foton e Izmir Sakicës.
Të dy janë emra të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke shkaktuar vdekjen e disa personave.
Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea dhe Aleksandër Prendi.


