Policia Shkodër reagoi pas vetëdorëzimit sot të Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, duke zbardhur akuzat ndaj tyre.
Sipas bluve, Troshani dhe Sakica ishin në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçi në mes të qytetit të Shkodrës më 4 qershor 2024.
Nsaj Samuel Troshani, 25 vjeç dhe Izmir Sakica, 24 vjeç, ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, arrest me burg për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Kujtojme se Sakica dhe Troshani jane marre ne pyetje edhe mbi atentatin me 4 viktima ne Dobrac te Shkodres pak muaj me pare.
Vladimir Bruçi është 62-vjeçari që u godit me sende të forta në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës ne qershor 2024.
Autorë të kësaj ngjarje sipas policise janë Edmond Sakicaj, 47 vjeç, Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi. 27 vjeç.
Këta persona gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve kanë goditur fizikisht me sende të forta 62-vjeçarin. Asokohe u arrestua vetem Edmond Sakicaj.
Njoftimi nga DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.
Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


