Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Treni mbërriti por Ilaria s’ishte aty”, rrëfimet rrëqethëse të familjes së 22-vjeçares

    April 9, 2025
    "Treni mbërriti por Ilaria s'ishte aty”, rrëfimet rrëqethëse të familjes së 22-vjeçares
    Prinderit dhe vellai i Ilaria Sules

    ITALI-Kanë kaluar dy ditë nga momenti ku ju dha lamtumira e fundit, Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare në Romë.

    Largimi i Ilarias ka shkaktuar dhimbje të madhe për prindërit e saj Flamur dhe Gëzime si dhe për vëllain Leon Sula.

    Ata kanë kanë folur për mediat italiane lidhur me ngjarjen tragjike.

    “Ai duhet të kalbet në burg përjetë.”– kanë thënë prindërit e 22-vjeçares së ndjerë.

    “Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri.”-u shpreh babai i saj, pasi i 23-vjeçari filipinez e vrau të renë e futi në valixhe dhe hodhi në pyll, 40 km larg Romës.

    Ilaria për familjen e saj ishte një vajzë e mrekullueshme e cila kishte ëndrra, studionte për Statistikat Financiare dhe pirtej të diplomohej në Tetor të këtij viti.

    “ Jeta jonë, zemra jonë, engjëlli ynë. Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë. Ajo studionte për Statistikat Financiare, do diplomoje në tetor.”-kanë rrëfyer prindërit.

    Nëna e saj, Gëzimja, ka treguar se e bija i kishte lajmëruar se do vinte ti takonte, por kur i vëllia kishte shkuar ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk kishte ardhur.

    “E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur. Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur.”- tha ajo.

    Mes dhimbej dhe mallit për të bijë, prindërit dhe vëllai i Ilarias kërkojnë drejtësi për vrasjen e të bijës, e cila siç thonë ata, “është mbyllur në një vend ku nuk mund të kthehet më”.

    “Ata na hoqën një pjesë të zemrës, gjithçka. Vajza jonë është e mbyllur në një vend që nuk mund ta lërë më, nuk mund të kthehet në shtëpi, nuk do ta shohim më kurrë të hyjë në derë, të qëndrojë në dhomën e saj. Ajo na jepte forcë. Ne kemi për detyrë të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend”, kanë thënë ata.

    Për sa i përket nënës së Mark Samsonit, e cila rrëfeu se e kishte ndihmuar të birin të fshinte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, pasi kishte vrarë Ilarian, prindërit e kësaj të fundit shprehen se ajo nuk duhet kurrë ta kishte bërë diçka të tillë.

    “Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur për ndihmë, një ambulancë, policinë. Mos ta ndihmonte të pastrojë të gjitha, të mbulojë krimin. Ajo nuk është nënë”, u shpreh Flamur Sula.

    Ndërkohë, vëllai i saj Leon Sula është shprehur se do donte të dinte nëse e motra ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit.

    “Doja të dija nëse Iliarja ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit… Kush kanë qenë fjalët e fundit…”, tha ai, ndërsa babai shtoi “Mbase do i ketë telefonuar mamasë…”

    “Ehhh mami ishte duke fjetur në shtëpi.”-u shpreh  nëna e Ilarias gjatë intervistës dhe nis të qaj./Radar.al

    Vr*u Ilaria Sulën/ Mark Samson u ndihmua edhe nga 2 shokë të tij

    Kërkesa e vëllait të Ilaria Sulës/ Emocionin i ati: Do ketë telefonuar mamanë. Nëna: Eh mami ishte duke fjetur në shtëpi

    Mesazhi i fundit i Ilaria Sulës: Unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet

    Alket Islami vjehrri perfekt/ Urimi i Roza Latit në ditëlindjen e tij: Epic Man, ska llafe

    Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

    Ngjarja në Fier/ Idenfikohet 50-vjeçarja e lënduar. Shkak një konflikt i vjetër (EMRI)

    prinderit e ilaria sules vellai i ilaria sules Vrasja e ilaria sules
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.