FIER– Shtetësja e cila mbeti e plagosur mesditën e sotme në Fier është identifikuar si Suzana Merrnica.
Kjo e fundit mbeti e lënduar pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit.
Nga informacionet paraprake mësohet se gruaja po lëvizte me motor me djalin e saj kur autorët i kanë dalë para dhe kanë qëlluar.
Bëhet me dije se e plagosura ka pasur një konflikt me autorin një vit më parë.
Fier/Informacion paraprak
Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve./Radar.al
Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët
Zbardhet dinamika e ngjarjes në Fier/ Arrestohet 66-vjeçari, në kërkim djali i tij


