Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mesazhi i fundit i Ilaria Sulës: Unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet

    April 9, 2025
    Mesazhi i fundit i Ilaria Sulës: Unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet

    ITALI-Flamur, Gëzime dhe Leon Sula, prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, studebtja e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinez, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane mbi tragjedinë që ju ka ndodhur.

    “Ai duhet të kalbet në burg përjetë”, kanë thënë prindërit e 22-vjeçares së ndjerë. “Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri. Jeta jonë, zemra jonë, engjëlli ynë. Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë. Ajo studionte për Statistikat Financiare, do diplomoje në tetor.”-deklaroi i ati i Ilarias.

    Nëna e saj, Gëzimja, ka treguar se e bija i kishte lajmëruar se do vinte ti takonte, por kur i vëllai kishte shkuar ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk kishte ardhur.

    “E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur. Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur”, tha ajo.

    Por më tej prindërit e së resë treguan mesazhin e fundit zanor me të bijën. Ajo i ka kontaktuar për t’u thënë se do t’u japë para për të zgjdhur një problem që ata kishin në familje.

    “Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në audiomesazhin dërguar prindërve.

    Ilaria Sula u zhduk më 25 Mars të 2025. Teksa nga kjo datë duheshin pak ditë për festën e Bajramit, familja Sula e priste vajzën 22-vjeçare të kthehej nga Roma ku studionte për Statistikë në “La Sapienza”, në Terni për të festuar FITER Bajramin. Kjo nuk ndodhi. Mbrëmjen e së martës së 25 Marsit Ilaria doli nga apartamenti në Romë ku jetonte me shoqe për të ndarë qeranë dhe u largua pa marrë asgjë me vete, gjë që tregonte një sjellje normale të saj. Orët kaluan dhe ajo nuk u kthye në shtëpi, shoqeve nuk iu ktheu më mesazhet gjithashtu as familjarëve. Të shqetësuar për fatin e së bijës e ëma dhe i ati i Ilarias denoncojnë zhdukjen e saj. Pista kryesore e hetimit ishte Mark Samson. 23-vjeçari filipinas, ish-i dashur i studentes shqiptare. Më 2 Prill ai ka pranuar krimin dhe ka dërguar policinë 40km larg Romës, në Poli, pikërisht në vendin ku nga një shkëmb, zonë pyjore, hodhi valixhen brenda së cilës gjendej trupi i pajetë i Ilaria Sulës. Ai në dëshminë e tij shprehet se është penduar për gjithçka ka bërë ndërsa zbulohet se krimin e ka kryer në banesën e tij. Hetimet kanë zbuluar se ai është ndihmuar për krimin  nga nëna dhe miqtë e tij./Radar.al

    Alket Islami vjehrri perfekt/ Urimi i Roza Latit në ditëlindjen e tij: Epic Man, ska llafe

    Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

    Familja e Ilaria Sules ilaria sula Vrasja e ilaria sules
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    June 5, 2026

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    June 5, 2026

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    June 5, 2026

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.