Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tre policë të lënduar në protestën e 8 Shkurtit/ Arrestohet 19-vjeçari, e pësojnë dhe 4 të tjerë

    February 9, 2025

    TIRANË– Policia e Kryeqytetit ka identifikuar autorin që shkaktoi lëndime për tre efektivët e policisë mbrëmjen e së shtunës gjatë protstës së opozitës, duke hedhur lëndë piroteknike.

    Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se në pranga ka rënë i riu 19-vjeçar, i identifikuar si E.T,. ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dhe katër protestues të tjerë.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Tiranë

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të planizuar me shërbim para Kryeministrisë më datë 08.02.2025, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, identifikuan dhe arrestuan shtetasin E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë të planëzuar me shërbim, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 punonjës policie.

    Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Gj., 18 vjeç, A. D., 40 vjeç, D. C., 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe F. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

    Pas përfundimit të protestës është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të punonjësve të Policisë dhe selisë së Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm.

    Vijon këqyrja e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Vetëm 1 orë e 30 minuta protestë/ Mbeten 3 policë të lënduar, mbyllet tubimi, Berisha niset drejt Romës

     

    8 shkurt 2025 lendohen tre police nje i arrestuar protesta e 8 shkurtit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.