TIRANË– Ka përfunduar pas 1 ore e 30 minutave protesta e opozitës para godinës së Kryeministrisë. Me përfundimin e fjalimit që mbajti Sali Berisha ku tregoi se do t’i drejtohej aeroportitt të Rinasit për të fluturuar drejt Romës ku do të takohet me emigrantët shqiptarë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është boshatisur.
Ndryshe nga herët e tjera, kjo e sotmja ishte një protestë e qetë dhe pa përplasje të ashpra. Megjithatë 3 efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar në sy, dorë dhe fytyrë pasi disa tubues hodhën kapsolla në momentin që Berisha u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin e tij./Radar.al
Berisha mbërrin para Kryeministrisë, nis protesta e PD kundër qeverisë
30 minuta me vonesë nga orari zyrtar, Berisha në “ankth”, momenti kur sheh orën


