TIRANË– “Blutë” e Kryeqytetit kanë goditur një tjetër rast të trafikut të drogës përmes shërbimit postar. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, policia ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, i cili është vënë në pranga sapo ai ka marrë pakon dhe ka dalë nga posta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Destinacioni” kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
Vihet në pranga një 24-vjeçar që trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.
Sekuestrohen rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”, u arrestua shtetasi F. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al
Vr*u Ilaria Sulën/ Mark Samson u ndihmua edhe nga 2 shokë të tij
“Treni mbërriti dhe Ilaria nuk ishte aty”, rrëfimet rrëqethëse të familjarëve së 22-vjeçares
Alket Islami vjehrri perfekt/ Urimi i Roza Latit në ditëlindjen e tij: Epic Man, ska llafe
Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët
Ngjarja në Fier/ Idenfikohet 50-vjeçarja e lënduar. Shkak një konflikt i vjetër (EMRI)