Sulmet e Izraelit të hapura së fundmi ndaj Iranit, nënkuptojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për goditjen e impianteve bërthamore dhe bazat ushtarake, por edhe për eliminimin e figurave kyçe të regjimit të Republikës Islamike.
E njohur ndryshe si strategjia e “këputjes së kokës” ndaj eksponentëve të lëvizjes islamike, pati pasoja shkatërruese, çka solli dhe kundërsulme.
Disa pamje të publikuara së fundmi në rrjet nga Teherani shfaqin godina të goditura. Pamjet e tilla janë të njëjta me sulmet në kuadër të vrasjes së liderit të Hezbollah, Hassan Nasrallah.
Asnjë figurë me një peshë të tillë nuk është vrarë deri më sot në Iran dhe Ajatollah Ali Khamenei nuk është vënë kurrë në shënjestër.
Por vrasja e shefit të stabit, Hossein Salami, komandantin e Gardës së plotfuqishme Revolucionare dhe shkencëtarët kryesorë të fushës bërthamore në fazën e parë të operacionit, nënkupton eliminimin e elitës iraniane në nivele të paprecedenta.
Një sulm i tillë mund ta bëjë të nevojshme për Iranin një reagim më të fortë se dy sulmet e tij ndaj Izraelit vitin e kaluar.
Por në të njëjtën kohë, ai mund ta bëjë më të vështirë aftësinë e Teheranit për të dhënë një përgjigje të tillë.
Dyshohet se kjo ka qenë përllogaritja kryesore e kryeministrit Netanyahu para se të urdhëronte përshkallëzimin e konfliktit.
LEXO EDHE:
Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij
“Covid nuk iku asnjëherë nga jeta jonë”. Shpërthen varianti i ri në mbarë botën


