Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rritje të ndjeshme menjëherë pasi Izraeli bëri me dije se sulmoi Iranin, në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Çmimi i naftës Brent u rrit me më shumë se 10% menjëherë pasi lajmi në fjalë bëri xhiron e rrjetit.
Në lidhje me konfliktin midis Iranit dhe Izraelit, tregtarët janë shprehur të shqetësuar se kjo përplasje mund të ndërpresë furnizimet që vijnë nga rajoni i pasur me energji.
Kostoja e naftës së papërpunuar ndikon në gjithçka, nga sa kushton për të mbushur makinën tuaj deri te çmimi i ushqimit në supermarket.
Pas sulmit të Izraelit, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thanë se Irani kishte lëshuar rreth 100 dronë drejt vendit.
“Është një situatë shpërthyese, megjithëse një situatë që mund të çaktivizohet shpejt, siç e pamë në prill dhe tetor të vitit të kaluar, kur Izraeli dhe Irani goditën njëri-tjetrin drejtpërdrejt”, tha Vandana Hari e Vanda Insights për BBC-në.
Analistët në Capital Economics janë shprehur se nëse prodhimi dhe eksporti i naftës në Iran do të shënjestroheshin, çmimi i naftës së papërpunuar Brent mund të rritej në rreth 80-100 dollarë për fuçi.
Megjithatë, ata shtuan se një rritje e tillë e çmimeve do t’i inkurajonte prodhuesit e tjerë të naftës të rrisnin prodhimin, duke kufizuar në fund të fundit rritjen e çmimeve dhe efektin e saj në inflacion.
LEXO EDHE:
Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit!


