Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Statistikat kundër Amorim, e tregojnë si trajneri më i dobët i historisë së “Djajve”

    April 4, 2025

    Mançester Junajtid ka shënuar një tjetër moment turpërues pas humbjes 1-0 ndaj Notingem Forestit në “City Ground”. Mbrëmjen e së martës, “Djajtë” pësuan humbjen e 114-të në Premier Ligë që nga largimi i menaxherit legjendar Sër Aleks Ferguson nga klubi në vitin 2013.

    Kjo është e njëjta shifër humbjesh që Fergusoni ka pësuar gjatë gjithë karrierës së tij 21- vjeçare në këtë kompeticion. Skocezi humbi 114 nga 810 ndeshjet e tij në Premier Ligë si menaxher i Mançesterit. Ndërsa dhjetë trajnerët (përfshirë dhe ata të përkohshëm) që kanë pasuar pas tërheqjes së tij në vitin 2013, kanë regjistruar në total 114 humbje në vetëm 448 ndeshje, që është gati gjysma e kohës.

    Këto humbje janë ndodhur kryesisht gjatë periudhave të menaxhimit të Dejvid Mojesit, Luis van Galit, Zhoze Murinjos, Ole Gunar Solskjaerit, Majkëll Karrikut, Erik ten Hagut dhe aktualisht Ruben Amorimit. Po ashtu, trajnerët e përkohshëm si Rajan Gigs, Majkëll Karrik, Ralf Rangnik dhe Rud van Nistelroi janë përfshirë në këtë statistikë. Ferguson fitoi 528 ndeshje në ligë dhe barazoi 168, ndërsa fitoi 13 tituj.

    Dhe Junajtid, që aktualisht është në vendin e 13-të në tabelë, ka grumbulluar 786 pikë nga 448 ndeshje të Premier Ligë nën drejtimin e trajnerëve që pas largimit të skocezit. Kjo është 209 pikë më pak se rivali Mançester Sitit (995) dhe gjithashtu më pak se Liverpuli, Arsenali, Çelsi dhe Totenhem. Goli i mrekullueshëm i Entoni Elangës i shkaktoi ish-klubit të tij disfatën e 13-të në ligë për këtë sezon.

    Ky total është tashmë i dyti më i lartë në një sezon të vetëm në Premier Ligë. Dhe me tetë ndeshje ende për të luajtur, ka shumë mundësi që Junajtid të thyejë rekordin aktual të 14 humbjeve, i cili u vendos vetëm vitin e kaluar nën drejtimin e Ten Hagut. Amorim ka fituar vetëm 22 pikë nga 19 ndeshje në Premier Ligë dhe ka pësuar më shumë humbje (nëntë) se fitore (gjashtë).

    Këto rezultate bëjnë që trajneri 40-vjeçar të ketë rekord më të keq nga çdo menaxher tjetër i Junajtidit në historinë e Premier Ligës. Trajneri portugez ka aktualisht shkallën më të ulët të fitoreve me 31.6% dhe mesataren e pikëve për ndeshje (1.16) nga çdo menaxher tjetër i mëparshëm. Përveç nëse Junajtid fiton të gjitha ndeshjet e mbetura në Premier Ligë, që duket një mision i vështirë duke pasur parasysh se ata nuk kanë fituar asnjëherë dy ndeshje radhazi që nga maji i vitit 2024, ky do të jetë totali më i dobët i pikëve të tyre, duke kaluar numrin prej 60 pikësh që u arrit nën drejtimin e Ten Hagut vitin e kaluar.

    Ata kanë ende nevojë që të fitojnë 11 pikë nga tani deri në ditën e fundit për të barazuar totalin e pikëve të sezonit 1989-90, me 48 pikë, që ishte sezoni i fundit kur ata fituan më pak se 50 pikë. Ky sezon ishte gjithashtu i fundit kur ata përfunduan jashtë gjysmës së tabelës, në vendin e 13-të. Por sezoni 1989-‘90 ishte gjithashtu sezoni i katërt i menaxhimit të Fergusonit në Divizionin e Parë të dikurshëm.

    Kështu që menaxherit skocez iu dha kohë, diçka që nuk është kaq lehtë të jepet për ata që janë në krye të klubit në futbollin e sotëm. Fergi e mbylli pritjen 26-vjeçare të klubit për një titull në ligë vetëm dy vjet më vonë, në sezonin e parë të Premier Ligës në 1992-93./PanoramaSPORT

    Serbi: Studentë protestues me biçikleta drejt Strazburgut

    Pasojat për bizneset kosovare pas vendosjes së tarifës nga SHBA-ja

    Shuhet Margarita Xhepa/ Mbyllen homazhet, aktorja përcillet me duartrokitje dhe lule

    Amorim Djajve Mançester Junajtid
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    June 14, 2026

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.