Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Pasojat për bizneset kosovare pas vendosjes së tarifës nga SHBA-ja

    April 4, 2025

    Mbi 60 për qind të produkteve nga kompania kosovare, Walone Fashion Group, shiten në tregun e Shteteve të Bashkuara – deri më tani pa ndonjë tarifë doganore.

    Por, kjo do të ndryshojë pas 5 prillit, kur hyn në fuqi vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifën prej 10 për qind për importet nga Kosova.

    Masa tregtare për Kosovën është pjesë e një vendimi më të gjerë të Uashingtonit, që shënjestron me tarifa të gjitha vendet e botës.

    Pronari i kompanisë, Valon Osmani, thotë se ky vendim do të ketë ndikim në biznesin e tij, pasi shumica e konsumatorëve janë amerikanë.

    Kompania Walone Fashion Group njihet për fustanet elegante dhe moderne të nusërisë.

    Osmani thotë Radion Evropa e Lirë se që shtatë vjet eksporton produkte në SHBA që kapin vlerën deri në 800.000 euro në vit.

    “Tani jemi në siklet, pasi nuk e dimë si do të reagojnë klientët, a do të vazhdojnë të porosisin apo do të anulohen disa porosi. Tani mbetet të shohim si do të ndikojë kjo situatë. Normalisht, do të marrim disa masa në varësi të zhvillimeve”, thotë ai.

    Osmani shprehet se nuk është i interesuar që të ulë sasinë e eksportit, por synon që të rrisë çmimet e produkteve.

    Organizatat ekonomike në vend kanë paralajmëruar se tarifa prej 10 për qind do të rrisë çmimet e produkteve me origjinë nga Kosova, duke sjellë pasoja për bizneset.

    Ato thonë se që nga viti 2019, eksportet e përgjithshme të Kosovës në SHBA kanë shënuar rritje të ndjeshme dhe kryesisht për shkak të përmirësimit të cilësisë së produkteve.

    Të dhënat e Doganës së Kosovës e konfirmojnë këtë trend. Në vitin 2019, eksportet drejt SHBA-së kapën vlerën e 3 milionë eurove, ndërsa tre vjet më vonë kjo shifër arriti në mbi 131 milionë euro.

    Ndërkaq, në tre muajt e parë të këtij viti, sipas Doganës, eksportet kanë arritur në 5.6 milionë euro, prej të cilave, 3.2 milionë euro i përkasin kategorisë së veshmbathjeve.

    Pasojat për eksportuesit kosovarë

    Sipas kryetarit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tarifa prej 10 për qind e vendosur nga SHBA-ja mund të ketë ndikim si në të ardhurat e bizneseve, ashtu edhe në uljen e numrit të punëtorëve.

    “Patjetër që do të ketë ndikim, sidomos në periudhë afatshkurtër. Duhet pasur parasysh se disa mallra të eksportuara nga Kosova në SHBA kanë pasur çmime më të ulëta, gjë që u ka dhënë një përparësi konkurruese prodhuesve kosovarë”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shtrenjtimi i produkteve që Kosova eksporton – për shkak të taksës së SHBA-së – mund të bëjë që të bjerë edhe kërkesa për to, rrjedhimisht edhe prodhimi.

    “Bizneset do të përpiqen të gjejnë tregje të reja, por kjo kërkon kohë, angazhim dhe investime. Nuk është diçka që ndodh brenda natës, nuk është e lehtë të riorientohesh menjëherë në një treg të ri”, u shpreh Rafuna në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

    Për të zbutur efektin e tarifës mbi prodhuesit eksportues, organizatat ekonomike kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa lehtësuese.

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i bëri thirrje Qeverisë që të mbështesë bizneset e prekura nga ky vendim.

    Kërkohet heqja e tarifës ndaj mallrave amerikane

    Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kërkoi Qeverisë pezullimin e tarifës doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara.

    Pas kërkesës se presidentes, ministri në detyrë i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, të enjten vonë tha se kabineti qeveritar po e shqyrton tarifën ndaj importeve nga SHBA-ja.

    Kërkesë të njëjtë sikurse Osmani bëri edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila vlerësoi se tani është momenti i duhur që Kosova të heqë plotësisht tarifën që aplikon për mallrat amerikane.

    “Kjo masë do të ndihmonte Kosovën që të pozicionohej më mirë në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara”, thotë drejtuesi i kësaj ode, Arian Zeka.

    Nga ana tjetër, drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mendon se institucionet duhet të shfrytëzojnë të gjitha kanalet diplomatike dhe ekonomike për të negociuar pezullimin, qoftë edhe të përkohshëm, të kësaj tarife.

    “Kemi pasur raste të ngjashme më parë. Për shembull, gjatë administratës së presidentit Trump, një tarifë doganore ndaj Kanadasë u pezullua për dy muaj. Pra, kjo është e mundur”, thekson ai.

    Përveç ndaj importeve të Kosovës, tarifë prej 10 për qind SHBA-ja ka vendosur edhe ndaj atyre nga Shqipëria. Serbisë i është vendosur tarifë prej 37 për qind, Bosnje e Hercegovinës 35 për qind dhe Maqedonisë së Veriut 33 për qind.

    Kurse, ndaj importeve nga Bashkimi Evropian në SHBA është vendosur tarifë prej 20 për qind.

    Kosova, e cila është e varur nga importet e BE-së, sipas përfaqësueseve të bizneseve, mund të ndiejë ndikim të dyfishtë nga këto tarifa, duke krijuar sfida të reja për ekonominë e vendit./rel

    Statistikat kundër Amorim, e tregojnë si trajneri më i dobët i historisë së “Djajve”

    bizneset kosovare tarifa nga SHBA-ja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    June 14, 2026

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.