Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Të dëmtuarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia e Shtetit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


