Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit në Uashington me zyrtarë të lartë amerikanë, ku është diskutuar thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe forcimi i rolit të Shqipërisë brenda aleancës së NATO.
Në bisedën e zhvilluar me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller, u vlerësua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Palët diskutuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, si dhe rritjen e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, në funksion të sfidave të reja të sigurisë globale.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe pjesë e dialogut të vazhdueshëm mes dy vendeve aleate strategjike.
Postimi i plotë:
📍Departamenti i Shtetit, Uashington – Biseda konstruktive me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.
Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e Mbrojtjes. 🇦🇱🤝🇺🇸


