Do të mbahet më 14 tetor në Gjykatën e Elbasanit, seanca për Safet Gjicin, e pritet të vendoset mbi kërkesën e tij për lirimin nga qelia.
Kërkesën e tij sot më 10.00 do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,gjyqtarja Suela Lika.
Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.
Safet Gjici u dënua në qershor përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg, për aferën seksuale në zyrën e bashkisë, për të cilën u prangos më 24 qershorin e vitit 2023.
LEXO EDHE
I dënuar me 4.5 vite burg për skandalin s*ksual në zyrë, Safet Gjici kërkon për lirim me kusht
Vuan nga një sëmundje e rëndë, ish-kryebashkiaku Safet Gjici shtrohet në spital


