KUKËS– Safet Gjici, ish-kryetari i Bashkisë së ku Kukësit i dënauar me me 4.5 vite burgim për skandalin seksual në zyrë, i ka bërë kërkesë gjykatës për lirim me kusht.
Gjici u arrestua pasi mbi të rëndon akuza e abuzimit me detyrën, akuzë që në fakt nuk u pranua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm e për pasojë atij bashkë me akuzën iu ndryshua edhe masa e dënimit nga njëra shkallë gjykimi në tjetrën.
Tashmë ish-kryetari i Bashkisë Kukës, gjendet në spital për shkak të problemeve shëndetësore, por prej aty nuk është ndaluar të kërkojë edhe lirimin me kusht duke e argumentuar se ai e ka përfunduar tashmë një pjesë të mirë të dënimit, ku përfshihet edhe koha e paraburgimit.


