Shqipëria pësoi humbje minimale 1-0 ndaj Ukrainës në një miqësore të zhvilluar në Valencia, pas eliminimit nga play off-i i Botërorit kundër Polonisë.
Goli i vetëm u shënua nga Hutsuliak në minutën e 46-të, duke vendosur fatin e sfidës që u dominua nga ukrainasit me shumë raste të njëpasnjëshme.
Trajneri Sylvinho luajti me titullarët, duke shmangur eksperimentet, ndërsa rrotacioni i lojtarëve u bë vetëm në pjesën e dytë. Me këtë rezultat, Shqipëria mbyll me zhgënjim aventurën e saj në mars dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme.


