Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhen emrat e grupit kriminal të Jetmir Pepës, dyshohet për trafik mbi 7 tonë ko*ainë

    April 18, 2026

    Janë bërë publike emrat e 11 personave të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Jetmir Pepa alias Jetmir Marashi, të cilët akuzohen për trafikimin e mbi 7 tonëve kokainë.

    Sipas hetimeve të SPAK, grupi ka operuar gjatë viteve 2019–2021 në disa shtete, përfshirë Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, duke realizuar disa episode të trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht drejt porteve të Roterdamit dhe Amsterdamit.

    Emrat e publikuar të të dyshuarve:

    • Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj
    • Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi
    • Albert Pjetri
    • Fatjon Marku
    • Anton Marku alias Anton Tamure
    • Florjan Vuka alias Vathaj
    • Kristjan Lleshi
    • Klevi Leka
    • Lulzim Pepa
    • Anton Kola
    • Ilir Lazri

    Jetmir Pepa është gjithashtu i njohur për policinë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pas një incidenti me armë në një koncert në Parkun Olimpik të Tiranës.

    Hetimet e SPAK

    Hetimet kanë dokumentuar 8 episode kryesore trafiku kokaine, ku janë kapur dhe sekuestruar sasi të mëdha droge që arrijnë në mijëra kilogramë, të fshehura në ngarkesa me banane, peshk ton, lëngje frutash dhe mallra të tjera tregtare.

    Në disa raste, sasi të mëdha janë kapur në Holandë, Peru dhe Ekuador, ndërsa rrjetet dyshohet se kishin lidhje të fuqishme ndërkombëtare.

    Pasuritë e sekuestruara

    GJKKO ka vendosur gjithashtu sekuestrimin preventiv të 232 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë të përgjithshme rreth 12 milionë euro.

    Hetimet për këtë grup vijojnë, ndërsa pritet të ketë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.

    grupi jetmir pepa kokaine spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.