Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më strategjike detare në botë.
Sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB, kalimi në këtë ngushticë “është mbyllur sërish” dhe çdo lëvizje anijesh do të kërkojë miratim nga autoritetet iraniane.
Vendimi vjen menjëherë pas raportimeve se SHBA ka ndaluar 21 anije në zonë si pjesë e një bllokade detare, duke rritur më tej tensionet mes dy vendeve.
Ushtria iraniane deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është “rikthyer në gjendjen e mëparshme”, duke akuzuar Uashingtonin për mosrespektim të marrëveshjeve dhe vazhdim të bllokadës ndaj porteve iraniane në Gjirin Persik.
Një zëdhënës ushtarak iranian u shpreh se Teherani kishte lejuar më herët kalim të kufizuar të anijeve tregtare dhe cisternave, por zhvillimet e fundit kanë ndryshuar situatën.
Irani paralajmëroi se masa do të mbetet në fuqi deri në garantimin e “lirisë së plotë të lëvizjes” për anijet drejt dhe nga vendi.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme globale për transportin e naftës, duke luajtur rol kyç në furnizimin energjetik botëror.
🚨 BREAKING
— IRIB (Islamic Republic of Iran Broadcasting) (@iribnews_irib) April 18, 2026
Iran's Central Military HQ:
Iran agreed to allow a limited number of ships to pass through the Strait of Hormuz according to agreements.#But U.S. did not fulfill their obligations.
🚨 So, the Strait of Hormuz is now #closed again and passage requires IRAN approval.


