Chris LaCivita, strategu i fushatës së PD-së, në një takim të zhvilluar me të rinjtë e FRPD-së, kërkoi mbështetje për liderin e opozitës duke e sugjeruar atë si të vetmen zgjidhje për të ardhmen e Shqipërisë.
Më tej strategu amerikan bëri gjithashtu një krahasim të situatës në Shqipëri me atë në SHBA, ku vuri theksin dhe të ngjashmëria mes trajtimit të Donald Trump nga administrata e Joe Biden dhe trajtimit të Sali Berishës nga qeveria e Edi Ramës.
Sipas tij, si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri, kanë të bëjnë shumë me përpjekjen për eliminim politik përmes strukturave shtetërore, përfshirë tentativat për arrestime.
Më tej teksa lexoi para të rinjve paragrafe nga manualet për komunikim, LaCivita përsëriti disa herë se nuk përfaqësonte qeverinë e SHBA, duke caktuar kështu një distancë të qartë nga institucionet zyrtare amerikane.
LEXO EDHE:
Rama ironizon LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër