Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Sevasterit, ku një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet shumë e rëndë.
Pritet që në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.


